CeRPHAAL survej arkeologjik 2015

Gjëndeni këtu

Në Shtator-Tetor, CeRPHAAL në bashkëpunim me Universitetin “Aleksandër Xhuvani”, Elbasan, ndërmorën një survej arkeologjik jo-sistematik, të përqendruar në territoret në pjesën Jugore të Luginë së Sipërme të Vjosës, i cili rezultoi në identifikimin e zonave dhe siteve me potencial të lartë mbetjesh arkeologjike.
Gjatë survejit, u ofrua një program intensiv trajnimi për studentët pjesëmarrës, i fokusuar në metodat dhe teknikat e survejit, analizimit dhe vendosjes në hartë të të dhënave arkeologjike, etc.
Gjithashtu, studentët u njohën me mënyrat e përdorimit të programit kompjuterik GIS (Sistem Gjeografik Informativ), si një instrument i rëndësishëm për analizimin hapësinor të të dhënave të shumta, arkeologjike, historike, gjeografike, gjeo-morfologjike, etj, të mbledhura në survej.​​​​​​​​​​​​