Projektimi

Gjëndeni këtu

Ideimi në kontekste të përshtatshme i strategjive të ruajtjes, shpërndarjes dhe vlerësimit të trashëgimisë kulturore (materiale dhe jomateriale) dhe të mjedisit. Stimulimi i zhvillimit të qëndrueshëm në zonat rurale. Analizimi i efektshmërisë së sistemeve agrare dhe problemet aktuale të mbijetesës në zonat rurale, brenda kontekstit të ndryshimeve globale të klimës dhe kuadrit të politikave evropiane:

  • Analizat e shërbimeve të ekosistemit duke filluar nga hapësirat malore bujqësore dhe blegtorale në Mesdhe. Shqyrtimi i rolit që kanë luajtur agro-ekosistemet në ruajtjen e biodiversitetit (natyror dhe të kultivuar, duke përfshirë edhe paraardhësit e tyre).Gjurmimi i një trajektoreje historike të agro-ekosistemeve me qëllim krijimin e një "tokë bujqësore me Vlerë të Lartë Natyrore".
  • Propozime për përmirësimin e efektshmërisë së përdorimit të burimeve natyrore dhe ruajtjen e peisazheve kulturore, të lidhur me aktivitetet tradicionale bujqësore dhe blegtorale, çka do të kontribuojnë në zhvillimin e qëndrueshëm të zonave në studim nga pikëpamja sociale dhe mjedisore, e në të njëjtën kohë duke pasuruar trashëgiminë dhe vlerat natyrore të tyre.
  • Promovimi i mbrojtjes së peisazheve malore agro-blegtorale në kuadër të strategjive të Konventës Evropiane të Peisazhit, me qëllim propozimin e disa nga këto zona studimi në listen e trashëgimisë botërore të UNESCO-s.
  • Promovimi dhe përhapja e njohurive dhe aftësive tradicionale. Kjo do të lejojë forcimin e identitetit lokal të komuniteteve rurale brenda rajoneve në studim, nëpërmjet përfshirjes së tyre si anëtarë aktivë në kërkimin tonë, duke qenë se zotërojnë njohuri të cilat duhen ruajtur si një mjet që siguron mbijetesën e peisazheve kulturore. Përhapja e njohurive do të kryhet si për publikun e gjerë ashtu dhe për atë të specializuar, nëpërmjet organizimit të aktiviteteve promovuese të tilla si: seminare, konferenca, ekspozita, publikime, media sociale, faqja e internetit të projektit, e të tjera.