Projekti

Gjëndeni këtu

Projekti është një qasje ndërdisiplinore mbi peizazhet kulturore të zonave malore mesdhetare, që ka si bosht qendror studimin historik të dy burimeve natyrore esenciale të gjenerimit të agro-sistemeve: uji dhe tokat. Studimi fokusohet në katër zona: Sierra Nevada (Spanjë), Monti di Trapani (Itali), Colli Euganei (Itali) dhe Lugina e Sipërme e Vjosës (Shqipëri). 

Peisazhet dhe strukturat e tyre kushtëzohen rëndom nga nevoja e komuniteteve rurale për të siguruar jetesën kohë pas kohe. Në thelb ato përfaqësojnë hapësirën e strategjive të prodhimit dhe riprodhimit të shoqërive kohë pas kohe. Kuptimi i peisazheve kërkon domosdoshmërisht njohjen e proceseve historike që kanë çuar në marrëdhëniet specifike me natyrën: kryesisht shfrytëzimin dhe përdorimin e burimeve. Këto përdorime kanë ndikuar në masë të madhe mbi peisazhin, duke gjeneruar jo vetëm formën e tij, por edhe kulturën që bën të mundur menaxhimin dhe mirëmbajtjen e tij.

Strategjitë e ndryshme të shfrytëzimit kanë prodhuar peisazhe dhe forma të shprehjes kulturore të gjithfarshme në Evropë dhe Mesdhe, por gjithashtu kanë krijuar zona shumë të rëndësishme me ngjashmëri të mëdha. Agro-sistemet përfaqësojnë një nga shprehjet e kësaj ngjashmërie. Traditat bujqësore dhe mënyrat e ndryshme të shfrytëzimit të burimeve natyrore duke përfshirë dhe menaxhimin historik të tyre, janë vendimtare për ruajtjen e peisazhit dhe aftësisë së tij për t'iu përshtatur ndryshimeve aktuale botërore: globalizimit dhe industrializimit agrar, humbjes së njohurive, pakësimit apo humbjes të vetë popullsisë rurale si dhe ndryshimeve klimaterike.

Ruajtja mund të arrihet nëpërmjet shfrytëzimit të kësaj trashëgimie duke krijuar strategji të ruajtjes mjedisore dhe kulturore për zhvillimin e qëndrueshëm në zonat rurale; me qëllim mbrojtjen e trashëgimisë kulturore dhe, në të njëjtën kohë, rritjen dhe transmetimin e njohurive rreth saj duke përfituar si komunitet lokale ashtu dhe shoqëria evropiane në përgjithësi.

Work Packages:

WP1: Studimi historik-arkeologjik i Sierra Nevada

  1. Sërvej hidraulik, që konsiston në sërvejin topografik të sistemeve të vaditjes në Sierra Nevada dhe zonave përreth: UGR.
  2. Gërmim arkeologjike i siteve të veçanta në lidhje me performancën e aktiviteteve prodhuese në to: UGR, USHEFF. Kampionet e arkeobotanisë: CSIC.
  3. Sërvej arkeologjik: UGR, USHEFF.
  4. Studimi etnografik i disa komuniteteve rurale në zonë: komunitetet “vaditëse”, kullotat, tokat bujqësore malore dhe ato të thata: UGR.
  5. Analizat e materialeve të zbuluara në sitet arkeologjike: qeramika dhe treguesit arkeobotanikë që do të shërbejnë për kryerjen e analizave mineralogjike dhe kimike me qëllim rindërtimin e shtresave të tokave të hershme dhe identifikimin e kronologjive dhe datimeve relative: UGR; Analizat arkeobotanike: CSIC; Analizat e shtresave të tokave të hershme: UNIPD.
  6. Analizat e zonës me anë të sensorëve në distancë (LIDAR), për identifikimin e kullotave, tokave të vjetra bujqësore me sisteme vaditjeje apo të varura vetëm nga reshjet e shiut, tarracave të braktisura bujqësore, parcelave, kanaleve të vaditjes si dhe siteve të mundshme arkeologjike ende të panjohura: UNIPD, UGR.
  7. Analiza krahasimore të parcelave historike dhe aktuale me qëllim rindërtimin e karakteristikave të kufijve të tokave të vjetra dhe ndryshimeve që kanë ndodhur në to, kohë pas kohe: UNIPD, UGR.
  8. Mbledhja e materialit arkivor dhe bibliografik: UGR.
  9. Hartografia në GIS e siteve arkeologjike, përdorimit të tokave dhe ujit: UGR.

WP2: Studimi historik-arkeologjik i Colli Euganei

  1. Analizat e zonës me anë të sensorëve në distancë (LIDAR), për identifikimin e kullotave, tokave të vjetra bujqësore me sisteme vaditjeje apo të varura vetëm nga reshjet e shiut, tarracave të braktisura bujqësore, parcelave, kanaleve të vaditjes si dhe siteve të mundshme arkeologjike ende të panjohura: UNIPD, UGR.  
  2. Sërvej hidraulik: përdorimi i tokave dhe burimeve ujore, duke u fokusuar në mbledhjen e të dhënave për identifikimin dhe shfrytëzimin, së bashku me metodat historike të ndërtimit të sistemeve të vaditjes, pasurimit të tokave, prodhimit dhe administrimit. Gjithashtu sërveji, përfshin lokalizimin e burimeve natyrore të cilat historikisht i kanë shërbyer popullsisë së zonës për jetesë, kullotave tradicionale, tarracimeve të tokave bujqësore, etj.: UGR, UNIPD.
  3. Gërmime arkeologjike të siteve tashmë të lokalizuara në lidhje me performancën e aktiviteteve prodhuese në to: UNIPD; Kampionet e arkeobotanisë: CSIC.
  4. Sërvej arkeologjik - UNIPD.
  5. Studimi etnografik i disa komuniteteve rurale në zonë: kullotat, tokat bujqësore malore dhe ato të thata: UNIPD.
  6. Analizat e materialeve të zbuluara në sitet arkeologjike: qeramika dhe treguesit arkeobotanikë që do të shërbejnë për kryerjen e analizave mineralogjike dhe kimike me qëllim rindërtimin e shtresave të tokave të hershme dhe identifikimin e kronologjive dhe datimeve relative: UNIPD; Analizat arkeobotanike: CSIC.
  7. Analiza krahasimore të parcelave historike dhe aktuale me qëllim rindërtimin e karakteristikave të kufijve të tokave të vjetra dhe ndryshimeve që kanë ndodhur në to, kohë pas kohe: UNIPD.
  8. Mbledhja e materialit arkivor dhe bibliografik: UNIPD.
  9. Hartografia në GIS e siteve arkeologjike, përdorimit të tokave dhe ujit: UNIPD.

WP3: Studimi historik-arkeologjik i Luginës së Sipërme të Vjosës

  1. Sërveji në terren – i cili do të zhvillohet në një territor të gjerë në të dy krahët e Luginës së Sipërme të Vjosës, me qëllim mbledhjen e një game të gjerë të dhënash, që përfshijnë artefaktet arkeologjike, mbetjet monumentale, elementet gjeomorfologjikë të territorit, përbërjen e tokave dhe dherave, hidrologjinë, klimën, si dhe informacion mbi peisazhin kulturor të zonës. Sërveji do të konsistoj në:
    1. Sërvej arkeologjik, i cili do të fokusohet në identifikimin dhe dokumentimin e siteve arkeologjike, me qëllim zbulimin e vendbanimeve antike në luginë dhe përcaktimin e karakteristikave të tyre kohë pas kohe: CeRPHAAL.
    2. Sërvej etnoarkeologjik, që ka për qëllim mbledhjen dhe analizimin e të dhënave mbi aktivitetet e popullsisë së zonës në lidhje me përdorimin dhe administrimin historik të burimeve ujore dhe tokave. Një rëndësi e veçantë në këtë sërvej do ti kushtohet studimit të popullsisë Vllahe, një komunitet i lashtë nomad baritor i cili jeton ende në këtë zonë, me qëllim dokumentimin e vlerave të tyre, që aktualisht gjenden në rrezik për tu zhdukur, si edhe krijimin e modeleve krahasuese për njohjen e aktiviteteve të komuniteteve të lashta lëvizëse në Luginë. Një aspekt tjetër do të jetë studimi i traditave historike të komuniteteve rurale të zonës (mënyrat e jetesës), që mund të përdoren si potenciale në ndihmë të zhvillimit të turizmit lokal: UGR, CeRPHAAL.
    3. Sërvej gjeomorfologjik dhe gjeografik, i cili ka për qëllim identifikimin dhe dokumentimin e të dhënave të detajuara në lidhje me fomacionet gjeologjike të territorit, burimet natyrore ujore, përbërjen dhe përdorimin e tokave dhe përshtatshmërinë natyrale apo përdorimin tokave (bujqësore dhe kullotat), përfshirë këtu dhe përshtatshmërinë natyrale të tyre ndaj aktiviteteve agro-blegtorale: CeRPHAAL.
    4. Sërvej hidrik, i përqëndruar në mbledhjen e të dhënave mbi burimet ujore, identifikimin dhe përcaktimin e përdorimit aktual të tyre, së bashku me metodat historike të ndërtimit të sistemeve të vaditjes, pasurimit, prodhimit dhe administrimit të tokave: UGR, CeRPHAAL.
    5. Analizat e zonës me anë të sensorëve në distancë (LIDAR), për identifikimin e kullotave, tokave të vjetra bujqësore me sisteme vaditjeje apo të varura vetëm nga reshjet e shiut, tarracave të braktisura bujqësore, parcelave, kanaleve të vaditjes si dhe siteve të mundshme arkeologjike ende të panjohura: UNIPD, UGR, CeRPHAAL.
  2. Sondazhe stratigrafike, që konsistojnë në gërmime arkeologjike të ndërmarra në site të veçanta (të njohura apo që do të identifikohen gjatë sërvejit arkeologjik) në lidhje me performancën e aktiviteteve prodhuese në to: CeRPHAAL, USHEFF; Kampionet e arkeobotanisë: CSIC.
  3. Analizat e materialeve të zbuluara në sitet arkeologjike: qeramika dhe treguesit arkeobotanikë që do të shërbejnë për kryerjen e analizave mineralogjike dhe kimike me qëllim rindërtimin e shtresave të tokave të hershme dhe identifikimin e kronologjive dhe datimeve relative: CeRPHAAL; Analizat arkeobotanike: CSIC; Analizat e shtresave të tokave të hershme: UNIPD.
  4. Mbledhja e të dhënave arkivore dhe bibliografike, mbi përdorimin historik të tokave dhe shfrytëzimin e pyjeve, kullotave, florës, faunës, popullsisë, vendbanimeve, etj., me qëllim rritjen e rezultateve të kërkimeve në terren dhe mbështetjen e interpretimeve mbi peizazhin historik të luginës: CeRPHAAL.
  5. Hartografia në GIS e siteve arkeologjike, përdorimit të tokave dhe ujit: CeRPHAAL.

WP4: Studimi historik-arkeologjik i Monti di Trapani

  1. Sërvej hidraulik, që konsiston në sërvejin topografik të sistemeve të vaditjes në Vargmalet e Trapanit dhe zonave përreth, ekzaminim që përfshin dhe identifikimin e burimeve natyrore të cilat historikisht i kanë shërbyer popullsisë së zonës për jetesë, kullotave tradicionale, tarracimeve të tokave bujqësore, etj.: UGR. 
  2. Gërmime arkeologjike të siteve tashmë të lokalizuara në lidhje me performancën e aktiviteteve prodhuese në to: Pizzo Monaco, me shumë gjasa një hambar i fortifikuar (agadir) dhe lidhur me të, ferma hangar (alquería) e lokalizuar në këmbët e malit, pranë burimit të Baida-s, formojnë një zonë të vaditur që u zhduk pas pushtimit Norman dhe dëbimin e popullsisë myslimane në periudhën Shvabiane: USHEEF, UGR; Kampionet e arkeobotanisë: CSIC.
  3. Sërvej arkeologjik: USHEFF.
  4. Studimi etnografik i disa komuniteteve rurale në zonë: komunitetet “vaditëse”, kullotat, tokat bujqësore malore dhe ato të thata: USHEFF.
  5. Analizat e materialeve të zbuluara në sitet arkeologjike: qeramika dhe treguesit arkeobotanikë që do të shërbejnë për kryerjen e analizave mineralogjike dhe kimike me qëllim rindërtimin e shtresave të tokave të hershme dhe identifikimin e kronologjive dhe datimeve relative: USHEFF, UGR; Analizat arkeobotanike: CSIC.
  6. Hartografia në GIS e siteve arkeologjike, përdorimit të tokave dhe ujit: USHEFF.

WP5: Analizat e potencialit të përdorimit aktual dhe historik të tokave

  1. Kryerja e analizave diakronike të vegjetacionit natyror dhe të kultivuar në zona të ndryshme rurale për të vlerësuar ndryshimet dhe më tej krahasimin mes tyre, nëpërmjet tre hapave:
    1. Analiza dhe hartografia e Vegjetacionit Aktual (Peisazhi Kulturor) të secilës zonë: UNIPA.
    2. Analiza dhe hartografia e Potencialit Natyror të Vegjetacionit per ngritjen e supozimeve mbi një model bimësie të pandryshuar nga ndërhyrjet humane  (Peisazhi Natyror): UNIPA.
    3. Analizat dhe hartografia e Ruajtjes së Peisazhit (Shkalla e gjendjes së natyrës): UNIPA.
  2. Vlerësimi Arkeologjik i Tokave, ku nëpërmjet të dhënave arkeologjike të arrihet  identifikimi i përshtatshmërisë së Peisazhit për përdorimin e mundshëm të tokave nga komunitetet rurale: UNIPA.
  3. Sërvej pedologjik për të identifikuar dhe vlerësuar shtresat e tokave të hershme dhe procesin e tyre të formimit: UNIPA.
  4. Analizat arkeobotanike të kryera me qëllim zbulimin e peisazhit antik dhe verifikimin e procesit të vlerësimit të tokave: CSIC.
  5. Zhvillimi i një modeli të shpërndarjes së përdorimit historik të tokave, bazuar në të dhënat e siteve arkeologjike me qëllim përllogaritjen e sipërfaqes së tokave që i nevojiten popullatës (aktuale dhe historike) për jetesë në zonat e studimit: UCO.
  6. Zhvillimi i një modeli të përdorimit me efikasitet të burimeve ujore me qëllim vlerësimin e praktikave të shfrytëzimit historik të ujit në agrikulturë : UCO.
  7. Vlerësimi i prodhimit bujqësor dhe analiza e efikasitetit të përdorimit të burimeve natyrore duke aplikuar modele të sakta dhe të njohura, për zonat e studimit: UCO.

WP6: Studime mbi qëndrueshmërinë dhe shërbimet e ekosistemit

  1. Vlerësimi i ndryshimeve në përdorimin dhe menaxhimin e tokave nga një perspektivë historike dhe me një fokus të veçantë në ndryshimet e fundit të shkaktuara nga fenomenet e globalizimit dhe kriza ekonomike. Identifikimi i faktorëve kushtëzues dhe elementeve që drejtojnë ndryshimet nëpërmjet zhvillimit të versioneve alternative: UCO.
  2. Analiza krahasuese (historike përkundrejt aktuales) të menaxhimit të burimeve ujore në rastet e pamjaftueshmërisë së tyre dhe njohja e faktit se si shoqëritë janë përballur me rreziqet dhe pasigurinë në katër zonat e studimit: UCO.
  3. Vlerësimi i biodiversitetit të kulturave të vjetra bujqësore në sistemet tradicionale agrare: UNIPA.
  4. Vlerësimi i biodiversitetit të bimëve endemike dhe të rralla që janë rritur në sistemet tradicionale agrare: UNIPA.
  5. Vlerësimi i shërbimeve të ekosistemit duke përdorur një model simulimi në zonat e studimit, përfshirë këtu dhe sistemet tradicionale agrare (bujqësia dhe blegtoria)  në lidhje me përdorimin e burimeve ujore dhe tokave: UCO.
  6. Vlerësimi i qëndrueshmërisë së përdorimit dhe menaxhimit të burimeve (ujit dhe tokave) në zonat e studimit brenda kuadrit metodologjik  MESMIS. Përcaktimi i treguesve të qëndrueshmërisë në përshtatje me ekosistemet malore mesdhetare, të para në këndvështrimin historik: UCO.
  7. Përcaktimi i rregullave të menaxhimit mbi agro-ekosistemin dhe praktikave alternative për mjedisin malor mesdhetar, duke garantuar integritetin e ambientit, qëndrueshmërinë ekonomike, mirëqenien sociale dhe qeverisjen e mirë: UCO.

WP7: Aktivitetet promovuese

Projekti do të kryejë një sërë aktivitetesh promovuese si më poshtë:

  1. Faqja e internetit të projektit : Ne do të krijojmë një faqe interneti publike për shfaqjen e të gjitha rezultateve në formate të ndryshme, të tilla si postime (rezultatet sipas vendeve, analizat krahasuese, etj.), multimedia, harta interaktive, albume imazhesh, etj.: EAP (WP8 koordinator i faqes së internetit të projektit).
  2. Artikuj në revistat shkencore: rezultatet e projektit do të publikohen në revista të njohura shkencore që mbulojnë disiplinat e përfshira bë projekt (mjedisi, arkeologjia, agrikultura, etj): UGR & ARQUEO (WP1 publikimet mbi Sierra Nevada); UNIPD (WP2 publikimet mbi Colli Euganei); CeRPHAAL (WP3 publikimet mbi Luginën e Sipërme të Vjosës); USHEFF (WP4 publikimet mbi Malet eTrapanit); UNIPA (WP5 publikime mbi Përdorimin Historik tëTokave në zonat e studimit); UCO (WP5 publikime mbi qëndrueshmërinë dhe ekosistemet në zonat e studimit); CSIC (publikime mbi arkeobotanikën e zonave të studimit).
  3. Monografi: në fund të projektit do të publikohet një monografi për çdo territor të përfshirë në studimin historik, arkeologjik dhe mjedisor. Monografitë do të kenë karakter shkencor, por gjithashtu do ti destinohen dhe publikut të gjerë të interesuar në këto studime. Ato do të botohen në format elektronik (e-book) dhe do të mund të shkarkohen falas nëpërmjet faqes së internetit të projektit: UGR & ARQUEO (koordinator i monografisë mbi Sierra Nevada); UNIPD (koordinator i monografisë mbi Collei Euganei; CeRPHAAL (koordinator i monografisë mbi Luginën e Sipërme të Vjosës); USHEFF (koordinator i monografisë Malet Trapanit), EAP (botimet e monografive dhe format eleketronik e-book).
  4. Burimet edukative, dedikuar shkollave fillore dhe të mesme, për secilin nga katër peizazhet e analizuara, të vëna në dispozicion përmes faqes së internetit të projektit: UGR & ARQUEO (burimet edukative mbi Sierra Nevada); UNIPD (burimet edukative mbi Colli Euganei);CeRPHAAL (burimet edukative mbi Luginën e Sipërme të Vjosës); USHEFF (burimet edukative mbi malet e Trapanit); EAP (publikim mbi burimet edukative në format elektronik e-Book).
  5. Seminare në shkollat lokale, duke përfshirë aktivitete në terren, anketa me të rinjtë dhe takime midis brezave: UGR, ARQUEO & CeRPHAAL.
  6. Konferenca shkencore: ne do të organizojmë konferenca vjetore të fokusuara mbi subjektet e çdo grupi/territori, sipas radhës së mëposhtme:
    1. Granada: "Trashëgimia rurale: mbrojtja dhe ruajtja". Në këtë rast do të kemi bashkëpunimin e Qendrës UNESCO Andalucia, e cila do të jetë enti përgjegjës për organizimin e konferencës: UNESCO-AND (koordinator), ARQUEO & UGR.
    2. Padova: "Arkeologjia  e peizazhit dhe njohuritë mbi traditën", konferenca dhe seminare disa ditore: UNIPD.
    3. Përmet: " Peisazhet kulturore si një instrument për zhvillimin ekonomik dhe social": CeRPHAAL (koordinator) & USHEFF.
    4. Kordoba dhe Palermo: Agrikultura e qëndrueshme dhe peisazhet kulturore. Përdorimi historik i tokave: agrikultura, vegjetacioni dhe peisazhi: UCO (koordinator) 
    5. Konferenca mbi rezultatet përfundimtare të projektit - UGR (koordinator); UNIPD, UCO, UNIPA, USHEFF, CeRPHAAL, EAP, ARQUEO, UNESCO-AND.
  7. Ekspozita të organizuara në nivel lokal me tema të ndryshme dhe që synojnë audienca të gjera.
  8. Shkalla e ndikimit të rezultateve: ne do të matim faktorin e ndikimit të aktiviteteve promovuese në dy mënyra:
    1. Niveli sasior: 1. numri i vizitorëve në faqen e internetit të projektit; 2. numri i pasuesve në Facebook, Twitter dhe Google +; 3. numri i pjesëmarrësve në takime; 4. numri i të pranishmëve në konferenca dhe seminare: EAP (koordinatori i shpërndarjes së cilësisë dhe analizave të të dhënave).
    2. Niveli cilësor: ne do të kryejmë anketime on-line për pëlqyeshmërinë, (p.sh. duke përdorur web-forms të Google) ose në format letër përmes: pjesëmarrësve në takime; pasuesve në mediat sociale (Facebook, etj): EAP (koordinator i shpërndarjes së cilësisë), UGR & ARQUEO (cilësia e analizave të të dhënave).

WP8: Administrimi i brendshëm i punës

Aktivitetet e administrimit të brendshëm të punës do të organizohen si më poshtë:

  1. Protokollet e menaxhimit të punës: përpilimi, analizat (format i standardizuar) dhe shpërndarja në pjesët private të faqes së internetit të projektit (UGR):
    1. Protokolli për mbledhjen e të dhënave mbi sistemet e vaditjes: UGR-UCO.
    2. Protokolli për kampionet e dherave: UCO-UNIPD.
    3. Protokolli për kampionet arkeo-biologjike: CSIC-UCO.
    4. Protokolli për vlerësimin e tokave: UGR-UCO-UNIPA-UNIPD.
    5. Protokolli për dokumentimin e siteve gjatë sërvejit: UNISHEFF-UNIPD-UGR-CeRPHAAL.
    6. Protokolli për DBMS / hedhja e të dhënave në Georepository: EAP-UGR.
  2. Përgatitja e raporteve vjetore të brendshme mbi aktivitetet dhe administrimin: UGR.
  3. Përgatitja e përmbledhjeve të raporteve përfundimtare mbi aktivitetet vjetore për KE-në: UGR.
  4. Përgatitja e raporte vjetore për publikun dhe shfaqjen përmes faqes së internetit të projektit: UGR, EAP.
  5. Zhvillimi i pjesës private të faqes së internetit të projektit (të dhënat e terrenit dhe menaxhimi): faqja e internetit të projektit do të ketë një zonë private nga ku do të hyhet në DBMS on-line dhe seksionet e menaxhimit, të tilla si kalendari për evenimentet dhe datat e zhvllimit të tyre, Newsletters (buletinet) për "një deri në  shumë" informacione të rastit, dokumentet e administrimit dhe Raportet: EAP.
  6. Përditësimi i informacionit në pjesën private të faqes së internetit të projektit - EAP, UGR, UNIPD, UCO,CeRPHAAL, UNIPA, USHEFF, ARQUEO, CSIC, UNESCO-AND.
  7. Zhvillimi dhe administrimi i faqes publike të internetit të projektit: EAP.
  8. Përditësimi i informacionit të faqes publike të internetit të projektit: EAP, UGR.
  9. Webinare për shkëmbimin e informacionit, ku koordinimi i këtij procesi do të kryhet në mënyrë periodike: EAP, UGR, UNIPD, CeRPHAAL, UCO, UNIPA, USHEFF, ARQUEO, CSIC, UNESCO-AND.
  10. Seminare periodike brenda projektit do të kryhen me qëllim shkëmbimin e aftësive dhe trajnimin: EAP, UGR, UNIPD, UCO, CeRPHAAL, UNIPA, USHEFF, ARQUEO, CSIC.

WP9: Impakti social-ekonomik

  1. Seminare tematike do të mbahen në çdo zonë studimi.
  2. Seminare të veçanta dhe takime me profesionistë, kompani e organizata që merren me prodhimin bujqësor dhe blegtoral: ARQUEO, UGR, UNIPD, USHEFF, CeRPHAAL, UCO, UNIPA.
  3. Seminare të veçanta dhe takime me autoritetet lokale dhe rajonale që merren me politikat në fushat e bujqësisë, planifikimit territorial, zhvillimit rural, mjedisit dhe / ose trashëgimisë kulturore: ARQUEO, UGR, UNIPD, USHEFF, CeRPHAAL, UCO, UNIPA.
  4. Takim me politik-bërësit Evropian dhe përfaqësuesit e Brukselit që mbulojnë fushat e bujqësisë, trashëgimisë, zhvillimit të qëndrueshëm, zhvillimit rural, mjedisit (veçanërisht në Kuadrin e Direktivave të Ujit): UGR, UNIPD, USHEFF, CeRPHAAL,UCO, UNIPA.
  5. Rrugët tematike kulturore: shtigjet e përdorimit historik të ujërave dhe tokave si dhe rrugëtimet e njohurive dhe aftësive tradicionale të zbuluara në zonat studimore, të cilat do t’ju propozohen për zbatim administratave lokale. Ato do të jenë të disponueshme dhe njëkohësisht mund të shkarkohen në faqen e internetit të projektit. Rrugët tematike do të përdorin kryesisht të dhënat e mbledhura gjatë aktiviteteve në terren të kombinuara me pikat e nxehta lokale dhe të lidhura me rrugët ekzistuese kulturore: EAP, ARQUEO, UGR, UNIPD, USHEFF, CeRPHAAL.
  6. Pjesëmarrja e drejtpërdrejtë për propozimin e Alpujarra-s (Sierra Nevada, Granada) në listën e trashëgimisë së UNESCO-s: UNESCO-AND, UGR.
  7. Analizat e rolit dhe ndikimit të Paketës Udhëzuese të Ujërave dhe Projekt Strategjisë së BE mbi ujërat, në përdorimet aktuale të ujit në agro-ekosistemet e studiuara, si dhe mësimeve të nxjerra nga e kaluara, të cilat mund të jenë të dobishme dhe mbështesin politikat e tanishme dhe të ardhshme të BE-së: UCO.
  8. Zhvillimi i një sërë kriteresh për hartimin e politikave që çojnë në zhvillimin e qëndrueshëm të mjediseve malore mesdhetare: UCO.
  9. Takim me politikë-bërësit për të paraqitur dhe diskutuar kriteret për hartimin dhe zbatimin e politikave: UCO.