Partnerët

Gjëndeni këtu

Universidad de Granada - UGR

Universiteri i Granadës (UGR), ka një histori të gjatë në fushën e edukimit dhe formimit profesional e shkencor, qysh prej themelimit të tij në vitin 1531. UGR ka një rrjet të gjerë bashkëpunimi ndërkombëtar arsimor dhe institucional, pasi listohet si një nga universitetet spanjolle me numrin më të madh të studentëve të huaj dhe me grupe kërkimore bashkëpunimi ndërkombëtare. Ky tipar ka bërë të mundur realizimin e një sërë projektesh ndërkombëtare. 


http://www.ugr.es

Università degli Studi di Padova - UNIPD

Universiteti i Padovës (UNIPD, Itali) është themeluar në vitin 1222 si shkollë e jurisprudencës dhe ka qenë një nga universitetet më të rëndësishme të Rilindjes Evropiane.  Është një nga universitetet më të hershme në botë dhe i dyti për nga mosha në Itali. Prej 2010, numri i studentëve në këtë Universitet ka arritur në 65,000.


http://arcmed.lettere.unipd.it/CatMedievale/Home.html

Universidad de Córdoba - UCO

Universiteti i Kordobës (UCO) është një institucion i Arsimit të Lartë, themeluar në vitin 1972. UCO është një nga institucionet kërkimore kryesore në Spanjë; një tipar i cili do të konsolidohet më tej me ceiA3 (Kampusi Agro-ushqimor i Ekselencës Ndërkombëtare) dhe krijimi i Parkut Teknologjik e Shkencor Rabanales 21 dhe Instituti për Kërkimet Biomedikale Maimonides. Universiteti është organizuar në katër kampuse dhe kërkimet kryhen nga 165 grupe kërkimore që mbulojnë disiplina të ndryshme.


http://www.uco.es

Università degli Studi di Palermo - UNIPA

Universiteti i Palermos (UNIPA), është një institucion i konsoliduar kulturor, shkencor dhe edukativ i Arsimit të Lartë, në Siçili. UNIPA ka 65000 studentë dhe përfshin 12 Fakultete e 20 Departamente që mbulojnë  fushat më të rëndësishme të kërkimit shkencor dhe teknologjik bashkëkohor. Universiteti gjithashtu posedon një rrjet laboratorësh, Uninetlab.


http://portale.unipa.it

University of Sheffield - USHEFF

Universiteti i Shefildit (USHEFF) është themeluar në vitin 1905, pas bashkimit të tre institucioneve ekzistuese: Shkolla Mjekësore e Shefildit, Firth College dhe Shkolla Teknike e Shefildit. Nga kjo kohë dhe veçanërisht që prej vitit 1980, USheff, ka njohur një rritje të qendrueshme në fushat e kërkimit dhe edukimit, si edhe në numrin e studentëve, i cili sot arrin në 25,000 të tillë nga 125 vende të botës dhe mbështetet nga një staf me më shumë se 5,500 anëtarësh.


http://www.sheffield.ac.uk

Eachtra Archaeological Projects Limited - EAP

Eachtra Archaeological Projects Limited (EAP), është një kompani komerciale në Irlandë që operon në fushën e arkeologjisë dhe trashëgimisë, me lidhje në të gjithë Evropën. Eachtra kombinon ofrimin e shërbimeve praktike (vlerësimin arkeologjik, sërvejin në terren, gërmimin arkeologjik dhe fazën studimore) me produkte inovative të trashëgimisë kulturore.


http://www.eachtra.ie

Arqueoandalusí Arqueología y Patrimonio S.L.

Arqueoandalusí Arqueología y Patrimonio S.L. (ARQUEO) është një kompani me seli në Granada (Spanjë) e krijuar në vitin 2008, detyra kryesore e të cilës lidhet me veprimtari në fushën e trashëgimisë arkeologjike bazuar në legjislacionin spanjoll. Kjo kompani gjatë karrierës së saj ka kryer gërmime dhe sondazhe arkeologjike, sërveje arkeologjike dhe topografike, studime të impaktit arkeologjik, krijime të hartave të veçanta, rindërtime stratigrafike 3D, vlerësime dhe promovime të trashëgimisë arkeologjike.


http://www.arqueoandalusi.com

Agencia Estatal Consejo Superior de Investigaciones científicas - CSIC

Këshilli Kombëtar i Shkencës Spanjolle (CSIC) është institucioni më i rëndësishëm kërkimor në Spanjë. Qendra e re Centro de Ciencias Sociales y Humanas përmban një seri institutesh dhe laboratorësh që përfaqësojnë një mundësi të jashtëzakonshme për të përmirësuar cilësinë kërkimore duke vënë theksin në përhapjen ndërkombëtare të studimeve. Përveç kësaj, një investim i rëndësishëm ekonomik është bërë për të rinovuar plotësisht pajisjet dhe objektet e këtij institucioni.


http://www.eehar.csic.es

Centro UNESCO Andalucía - UNESCO-AND

Qendra UNESCO Andalusia, është themeluar në 29 gusht 1994, duke pasur si fushë veprimi të gjithë zonën e Andaluzisë. Ajo është një shoqatë jo-fitimprurëse e njohur zyrtarisht nga selia qendrore e UNESCO-s në Paris dhe nga Komisioni Kombëtar Spanjoll për Bashkëpunim me UNESCO-n pranë Ministrisë së Punëve të Jashtme të Spanjës. Qendra është krijuar nga Federico Mayor Zaragosa, ish-drejtori i përgjithshëm i UNESCO-s 1987-1999 dhe ish-rektor i Universitetit të Granadës.


http://www.unescoandalucia.org

The Centre for the Research and Promotion of Historical-Archaeological Albanian Landscapes - CeRPHAAL

Qendra e Kërkimeve dhe Promovimit të Peizazheve Historike–Arkeologjike  Shqiptare – CeRPHAAL, është një institucion i ri, jo-qeveritare dhe jo-fitimprurëse, i njohur si e tillë nga Gjykata e Rrethit Juridik Tiranë, në Shqipëri. Kjo organizatë ka në fokus të saj hulumtimin, studimin dhe vlerësimin e aseteve arkeologjike, monumentale dhe kulturore të gjendura në peizazhet historike, të territoreve urbane dhe rurale, në vend e më gjerë, si mjete thelbësorë të mbartjes dhe përçimit të trashëgimisë së shkuarës tek brezat e sotëm dhe të ardhshëm.