Kërkimi

Gjëndeni këtu

Hetimi i logjikës që mbizotëron procesin e formimit të peisazheve historike në lidhje me burimet natyrore brenda një kuadri diakronik. Paraqitja e perspektivës historike (dimensioni i 4të), të cilën e konsiderojmë një element thelbësor interpretimi në studimet e peisazhit:

  • Kryerja e një studimi të veçantë historik dhe arkeologjik në katër peizazhet malore mesdhetare të: Sierra Nevadas (Granada-Almeria, Spanjë), Monti di Trapani (Trapani, Itali), Colli Euganei (Padova, Itali), Lugina e Sipërme e Vjosës (Shqipëri).
  • Vlerësimi i gjerë i përdorimit historik afatgjatë të ujit dhe tokave në zonat e studimit. Analizat e sistemeve agrare (kulturat bujqësore dhe blegtorale), nëpërmjet mbledhjes dhe ekzaminimit (kërkimi arkeologjik në terren dhe sërvejet etnografike) të gjurmëve historike që janë fosilizuar në peisazh.
  • Studimi krahasimor  i katër zonave-kampion, me qëllim zbulimin e të përbashkëtave dhe dallimeve mes tyre.
  • Analizimi i produktivitetit dhe efikasitetit të përdorimit të burimeve në katër zonat-kampione historike, nëpërmjet modeleve të menaxhimit të burimeve agronomike dhe hidrologjike, duke marrë në konsideratë ndryshimin global të klimës dhe politikat e strategjitë e BE-së (Konventa Evropiane e Peisazhit, Politika Evropiane e Ujit, Politika e Përbashkët Bujqësore, Iniciativa e Përbashkët e Programimit (JPI) për Trashëgiminë Kulturore dhe Ndryshimin Global).