Aplikimi

Gjëndeni këtu

Përdorimi i një qasjeje multidisiplinore, duke zgjeruar gamën e specialistëve të përfshirë në studimin e trashëgimisë kulturore, të tillë si agronomë, hidrologë, botanistë, hidro-gjeologë, gjeologë dhe arkitektë. Nxitja e aftësive hibride në punën kërkimore (në të dy aspektet: humane dhe shkencore), duke krijuar mundësi  për forma të reja punësimi:

  • Promovimi dhe zhvillimi i metodologjive të reja të studimit për peisazhet kulturore që do të aplikohen nga një ekip kërkimi ndërdisiplinor, duke kombinuar parimet dhe metodat e arkeologjisë me teknikat moderne të analizave të ujit dhe dherave; analizat e Sensorëve në Distancë (Remote Sensing) dhe skanimeve të imazheve tokësore; Studimet arkeobotanike dhe analizat specifike të përbërjes izotopike të drurëve dhe farave.
  • Organizimi i takimeve, kurseve dhe seminareve periodike mes anëtarëve të projektit, me qëllim njohjen e teknikave të ndryshme të punës dhe metodologjive specifike të aplikuara në zonat e studimit, duke kontribuar kështu në trajnimin e stafit të kërkimit të secilit prej partnerëve pjesëmarrës.
  • Zhvillimi dhe mirëmbajtja e një faqeje interneti të projektit, si një mjet i rëndësishëm i përhapjes së informacionit dhe punës mes partnerëve. Prej nisjes së projektit kjo iniciativë do të marrë në konsideratë si publikun e përgjithshëm ashtu edhe atë të specializuar.