Vjosa Valley

Gjëndeni këtu

Fundjavën e kaluar, ‪CeRPHAAL‬ në bashkëpunim me ‪UGR‬, rikuperuan 2 km të ‪kanalit‬ vaditës ‪tradicional‬ në Vllaho-Psilloterë (‪Përmet‬); aktiviteti u krye me mbështetjen e Bashkisë Përmet, dhe pjesëmarrjen e ‪komunitetit‬ ‪lokal‬ e studentëve vullnetarë të Aleksander Xhuvani University Elbasan.

CeRPHAAL, në bashkëpunim me Zyrën Rajonale të Arsimit, Përmet dhe shkollën e Mesme  “Sami Frashëri”, në një vizitë edukative në banesën Vllahe. Kjo viziKjo vizitë u shoqërua edhe nga një prej banorëve të vjetër të komunitetit Vllah, i cili, nëpërmjet tregimeve të tij, nxiti kuriozitetin e fëmijëve mbi aspekte të ndryshme të mënyrës së jetesës të këtij komuniteti historik nomad të Luginës së Sipërme të Vjosës.

CeRPHAAL në bashkëpunim me Zyrën Rajonale Arsimore, Përmet, dhe shkollën “Nonda Bulka”, organizuan një vizitë edukative në banesën Vllahe. Gjatë vizitës, fëmijët patën mundësi të mësojnë jo vetëm mbi elementët ndërtimore të kësaj banese, por edhe mbi aspekte të ndryshme të jetës së këtij komuniteti historik nomad të Luginës së Sipërme të Vjosës.

Në Shtator-Tetor, CeRPHAAL në bashkëpunim me Universitetin “Aleksandër Xhuvani”, Elbasan, ndërmorën një survej arkeologjik jo-sistematik, të përqendruar në territoret në pjesën Jugore të Luginë së Sipërme të Vjosës, i cili rezultoi në identifikimin e zonave dhe siteve me potencial të lartë mbetjesh arkeologjike.
Gjatë survejit, u ofrua një program intensiv trajnimi për studentët pjesëmarrës, i fokusuar në metodat dhe teknikat e survejit, analizimit dhe vendosjes në hartë të të dhënave arkeologjike, etc.

During October 2015, CeRPHAAL, in collaboration with the municipality of Përmet, students from “University of “Aleksandër Xhuvani”, Elbasan, and volunteers from the Vlahos community of the Valley, constructed an historical Vlahos dwelling, locally known as Kalidhe or Kalive.