Projekti Memola është përzgjedhur nga Komiteti Shkencor Europian, si një nga pesë projektet kërkimore inovative më të mira në shkencat shoqërore.
Në artikullin “Inovacione radikale: Njohuri pakufi dhe nxitje e ndryshimeve të thella në kërkimet e shkencave humane”, të publikuar në Dhjetor 2015, Komiteti Shkencor Europian vlerëson kontributet të cilat vendosin në qendër të kërkimit inovativ, Artin dhe Shkencat Shoqërore.
Komiteti identifikon këto elemente kryesore inovative të zhvilluara nga projekti MEMOLA:
- bashkëpunimin ndërdisiplinor ndërmjet Artit dhe Shkencave Shoqërore me ato Natyrore, ku përfshihen Agronomia, Arkeologjia, Historia, Botania, Hidrologjia, Gjeologjia, Etnografia dhe Pedologjia
- Kontributin në shkencat humane
- Mënyrat inovative të organizimit dhe kryerjes së metodave të punës; duke i dhënë rëndësi Zhvillimit Lokal, Rrugëve tematike Kulturore, dokumentareve dhe prezantimeve.
Ju mund të shkarkoni artikullin e plotë në link-un: http://scieur.org/radical